Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Viti i Ri 2023 u prit me një spektakël fishekzjarresh në qiellin shqiptar.
Nata e ndërrimit të viteve është shoqëruar me atmosferë festive në të gjithë vendin.
Qytetarët festuan në shtëpi, dolën në sheshe apo në clube me shoqërinë.
Ky është Vitin i Ri i parë pa kufizime për COVID-19 që kur filloi pandemia.
Bllokimet në fund të vitit 2020 dhe një rritje e rasteve të Omicron në fund të 2021 kishin çuar në kufizime të turmës dhe reduktim të festimeve.
Zelanda e Re dhe Australia ishin të parat që pritën vitin 2023.
Më shumë se një milion vetë u mblodhën në portin e Sidneyt, një nga qytetet e para të mëdha që pret Vitin e Ri, për të ndjekur një shfaqje spektakolare me fishekzjarre.