Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Grupi i hakerave iranianë, "Homeland Justice", kanë reaguar pas përfundimit të mandatit të ambasadores së ShBA-së në Tiranë, Yuri Kim dhe nisjes së proceduareve për zëvendësimin e saj.
Ata kanë publikuar në grupin e tyre në Telegram një foto të ambasadores Kim me kryeministrin Edi Rama, ku të dy në kokë iu është vendosur shenja e shënjestrës, ndërsa shefes së diplomacisë amerikane në Shqipëri edhe një kryq i kuq.
Krahas fotos ata shkruajnë: "Një u rrëzua, shumë të tjerë kanë për të ikur...".
A është ky një paralajmërim për diplomatët e huaj apo për Qeverinë, kjo mbetet për t'u parë.
