DETAJE/ Humbi jetën në Sarandë, 50 vjeçarja prej 25 vitesh në Greqi po shkonte tek të afërmit (Emri)

9 December 2022, 13:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

DETAJE/ Humbi jetën në Sarandë, 50 vjeçarja prej 25 vitesh

50 vjeçarja e cila humbi jetën mesditën e sotme në Sarandë ishte nënë e një djali e emigrante në Greqi. Mësohet se viktima Etleva Bejko kishte rreth 25 vjet që jetonte në Janinë, Greqi. Ajo po kthehej në Shqipëri për të vizituar njerëzit e saj në Markat të Konispolit.

Biznesmenia nga Saranda banonte në Greqi, aty ku dhe kishte ngritur biznesin e saj të tekstileve. Ajo ishte nisur për të takuar familjarët e saj, mirëpo udhëtimi rezultoi tragjik.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 11:30. Për pasojë të dëmeve që ka pësuar nga rrokullisja e mjetit, shoferja 50-vjeçare ka ndërruar jetë në vendngjarje. Ajo po udhëtonte në automjet ndërsa paraprakisht dyshohet se aksidenti është shkaktuar nga lagështira në rrugë për shkak të reshjeve të shiut.

Mësohet se 1 orë para aksidentit tragjik, 50-vjeçarja kishte qenë duke bërë video-live në llogarinë e saj në "Facebook". Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Para pak muajsh në të njëjtin aks ka pasur një aksident të rëndë me 5 viktima. Në aksident u përfshinë një automjet tip ‘Land Rover’ dhe një furgon. Manovra e gabuar e shoferes 22-vjeçare të ‘Land Rover’ shkaktoi aksidentin tragjik ku humbën jetën 4 pasagjerë dhe shoferi i furgonit.


Video