Arrestohet Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçe ndodhen në policinë e Tiranës! (Fati i Durim Bamit në Dubai)

14 August 2024, 12:07Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arrestohet Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçe ndodhen në
Plarent Dervishaj 

Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku bëri me dije se janë arrestuar Plarent Dervishaj dhe Julian Meçaj.

'Plarent Dervishaj dhe Julian Meçaj, operacion të fshehta policore. Ndodhen në drejtorinë e policisë së Tiranës.

Janë nisur nga Rinasi për në dhomat e policisë së Tiranës. Në një nga vendet partnere është arrestuar Fabio Ballabani, pjesë e një grupi kriminal,' tha Rrumbullaku.

Në lidhje me lirimin nga qelia të Durim Bamit, drejtori i Policisë tha se nuk është liruar por është ndryshuar masa e sigurisë.

“Kemi ndryshim të masës së sigurisë, jo lirim. Nëse doni të informacion të saktë, trokisni në derën e policisë”, deklaroi ai.


Video