"Thanasi po digjemi, mbylle telefonin”, fjalët e fundit të gruas që u dogj nga zjarri në Greqi!

14 August 2024, 10:51Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Thanasi po digjemi, mbylle telefonin”, fjalët e fundit të
Nadia

Një grua 65-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e zjarreve në Greqi, të cilat përfshinë disa zona në perfireri të Athinës pasditen e së hënës, pasi mbeti e bllokuar brenda biznesit ku punonte.

Viktima është Nadia, një grua  me origjinë nga Moldavia, e cila kishte më shumë se 20 vite që punonte në një fabrikë në Patima Chalandriu.

“Protothema” raporton se biznesi u përfshi nga flakët, pas rënies së një pishe që po digjej, duke bërë që 65-vjeçarja të bllokohej brenda. Gruaja fatkeqe ka tentuar të mbrohet duke shkuar në banjon e punishtes, por ka qenë e kotë. Aty u gjet edhe trupi i saj i shkrumbuar.

Kolegët e saj, me lot në sy, lanë disa lule të bardha në trotuare për t’i dhënë lamtumirën Nadias punëtore dhe gjithmonë të buzëqeshur që la pas dy fëmijë.

“Kjo ishte më e keqja. Do ta ringremë sërish biznesin, por kjo ishte më e keqja”, tha një kolegu i saj.

“E pashë zjarrin, telefonoj kolegun dhe ai nuk e merr, por e hap Nadia, e pyeta se çfarë po ndodh dhe ajo tha “Thanasi po digjemi, mbylle telefonin”.

"Ajo ishte e frikësuar”, deklaroi një koleg tjetër, duke dëshmuar dhe fjalët e fundit të saj.

Gruaja fatkeqe nuk ka arritur të dalë nga biznesi, i cili është shkrumbuar totalisht. Të gjitha pajisjet janë shkrirë dhe një pjesë e çatisë është shembur.

65-vjeçarja kishte ardhur nga Moldavia në Greqi për një të “nesërme” më të mirë, ajo u gjet vonë të hënën në mbrëmje nga zjarrfikësit në tualetin e ndërtesës ku ndodhej biznesi që ajo punonte. Ajo nuk ka arritur të dalë në kohë nga djegia në ndërtesës.

Gjatë gjithë natës djali i pronarit me zjarrfikësit dhe disa punonjës ishin në kërkim të gruas fatkeqe, e cila u gjet e bllokuar në tualetin e punishtes. Gruaja fatkeqe që humbi jetën në Patima Chalandriou po përgatitej për të shkuar me pushime.

Duke folur për Protothema.gr, pronari i biznesit artizanal konfirmoi se gruaja ka tentuar të gjejë strehë në banjën e ndërtesës, pasi aty është gjetur trupi i saj i djegur.

Duke përshkruar komunikimin e fundit që ka pasur me të, ai thotë se “më telefonoi dhe më tha “jam në zjarr”. Unë i thashë asaj “çfarë po bën atje?” dhe më pas linja u shua.”

Duke folur për tej ai tha: “Punëtorët ishin larguar para fillimit të zjarrit. Kjo grua donte të largohej sonte dhe të vinte të hënën për punë. Dhe që ajo të mos humbasë rrogën e saj, i them asaj eja të punojë pasdite dhe ik dhe kthehu të hënën”.

Siç tha ai për Nadjan, “ajo jetoi në Greqi për 25 vjet dhe fliste rrjedhshëm greqisht.


Video