Lajm i mirë, shpëtohen edhe 13 shqiptarë nga kampi i ISIS në Siri

27 May 2022, 14:07Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Lajm i mirë, shpëtohen edhe 13 shqiptarë nga kampi i ISIS në

Shpëtohen edhe 13 shqiptarë nga kampi i ISIS në Siri! 4 gra dhe 9 fëmijë i dorëzohen autoriteteve shqiptare. Lajmin e ka bërë me dije në Twitter, një zyrtar i lartë sirian Dr. Abdulkarim Omar

“Ditën e 27 Maj 2022, 13 shtetas shqiptarë (4 gra dhe 9 fëmijë) të familjeve të organizatës ISIS i janë dorëzuar një delegacioni zyrtar të qeverisë shqiptare, pas nënshkrimit të dokumentit zyrtar të dorëzimit ndërmjet AANES dhe Republikës së Shqipërisë”, ka shkruar ai.

Lajm i mirë, shpëtohen edhe 13 shqiptarë nga kampi i ISIS në

Nga të riatdhesuarit është edhe gruaja e dytë e Genci Ballës, Almira Kastrati dhe 2 djemtë.  Me këtë riatdhesim shkon në 38 numri i shqiptarëve të riatdhesuar nga kampet e ferrit në Siri, Roj e Alhol. Në fund të korrikut të kaluar ishte riatdhesimi i fundit, kur erdhi 5 gra shqiptare dhe 14 fëmijë që jetonin prej vitesh në kampin famëkeq “Al Hol” në Siri


Video