Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus

Një ose disa turistë kanë humbur në zonën e Llogorasë.
Nuk dihet sa janë, një apo më shumë turistë francezë të cilët kanë kërkuar ndihmë pasi kanë humbur rrugën dhe nuk e dinë ku ndodhen.
Policia e Orikumit së bashku me administratën e zonave të mbrojtura janë nisur për gjetjen e tyre.
Sipas policisë ata janë kanë shkuar nga Parku i Llogorasë, janë ngjitur nëpër pyje dhe më pas kanë zbritur poshtë nga zona jugore e gadishullit. Nuk dihet ku janë, por sipas informacioneve mendohet se ata ndodhen pranë gjirit të Shën Andenës pas malit të Karaburunit.