Të shtëna me armë zjarri në Sukth

5 April 2023, 20:21Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Të shtëna me armë zjarri në Sukth

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në Durrës. Një person ka qëlluar në ajër me kallashnikov në zonën Sukth Katund.

Nuk dihen ende rrethanat si ka ndodhur ngjarja, ndërsa policia po punon për të zbardhur rrethanat. Ndërkohë është shpallur në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi me iniciale R.T 30 vjeç.

Njoftim:

Rreth orës 19:20, në Katund Sukth, shtetasi R. T. dyshohet se ka kryer qitje të pavullnetshme, në tokë, me armë zjarri kallashnikov, dhe më pas është larguar menjëherë.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, janë vënë në ndjekje të shtetasit R. T, 30 vjeç. Vijon kontrolli i zonës dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e tij.


Video