
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar kontraktoi anijen e saj të parë akomoduese për të strehuar azilkërkuesit, mes tyre edhe shqiptarë, ndërsa kryeministri Rishi Sunak ndjek planet për të ulur numrin e njerëzve që kalojnë ilegalisht Kanalin Anglez.
Anija Bibby Stockholm mund të strehojë 500 emigrantë dhe do të jetë “dukshëm” më e lirë sesa hotelet, tha të mërkurën Zyra e Brendshme në një deklaratë të dërguar me email. Ajo do të ankorohet në Portland, Anglia jugperëndimore.
Duke u përballur me dhjetëra mijëra kërkesa për azil që duhet të përpunohen, qeveria po përpiqet të përballojë koston e taksapaguesve për strehimin e tyre në hotele, të cilat i vendos në rreth 7 milion £ (8.7 milion dollarë) në ditë.
“Zyrtarët qeveritarë vunë në dukje statistikat që sugjeronin se numri i shqiptarëve që përpiqeshin të kalonin Kanalin kishte rënë në tre muajt e parë të 2023. Kjo pasoi një marrëveshje të arritur në dhjetor me qeverinë shqiptare për të lehtësuar kthimet”, thuhet ndër të tjera në një shkrim të “Bloomberg”