EMRI/ Të shtëna me armë në Mamurras, plagoset një person!

8 March 2024, 12:23Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

EMRI/ Të shtëna me armë në Mamurras, plagoset një

Jurgen Ndreca është i riu i cili u plagos me armë zjarri mesditën e sotme në Mamurras.

Raportohet se 25-vjeçari është dërguar tek Spitali i Traumës për mjekim të specializuar.

Ndërkohë mësohet se autori i dyshuar i ngjarjes është vendosur në prangat e policisë.

25-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.


Video