Pak ditë më parë një ngjarje e pazakontë ndodhi në Durrës, ku një vajzë nga Venezuela, është hedhur nga dritarja e katit të dytë të një ndërtese, duke rënë mbi tendat e lokalit.
Policia pas hetimeve zbuloi se vajza ishte konfliktuar me një 39 vjeçar nga Sukthi, dhe për t’i shpëtuar dhunës është hedhur nga dritarja.
Dy personat në fjalë janë zënë për radhën e përdorimit të tualetit, që më pas ka degradua dhe në konflikt fizik
Më pas policia ka zbuluar se bashkë me 23-vjeçaren ishin dhe 4 vajza të tjera të huaja, që në Durrës prej disa kohësh, ushtronin aktivitetin e prostitucionit.
Pas ngjarjes, vajzat e tjera janë pikasur me valixhe në dorë dhe kanë tentuar që të largohen.
Ndërkohë më herët, në momentin e sherrit, vajzat kanë ndërhyrë për të ndihmuar shoqen e tyre, pasi të gjitha ato jetonin në këtë godinë.