Shtyhet seanca për inceneratorin e Elbasanit, mungonin avokatët!

1 June 2023, 10:22Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Shtyhet seanca për inceneratorin e Elbasanit, mungonin avokatët!

Është shtyrë sërish seanca për Inceneratorin e Elbasanit, seanca e radhës do të mbahet më 8 qershor.

Ndërsa theksohet se shkak për shtyrjen e kësaj seance është bërë mungesa e avokatëve të të pandehurve.

Avokati i Lefter Kokës, Tritan Hamitaj i kërkoi gjykatës te saktësohet koha kur është kryer vepra penale e korrupsionit për Kokën.

Gjithashtu sipas tij vlera e pronave te sekuestruar Kokës është shumë më e madhe se 3 milion euro që pretendohet ryshfeti. Seanca e radhës u caktua me datë 8 qershor. 

“Duhet të ketë një rrjedhë logjike në konkluzionet e prokurorisë, në lidhje me pasuritë që dyshohen të përfituara.

Lefter Koka është bërë ministër në vitin 2014, kantina nuk mund të lihet në sekuestro sa kohë që është ndërtuar që në fund të viteve 90. Si mund të kërkohet konfiskimi i kësaj prone?

Pasuria e sekuestruar është shumë më e madhe se ajo që pretendohet se është përfituar nga korrupsioni, produkti i krimit që kërkon të sekuestrojë prokuroria është i paimagjinueshëm”, u shpreh avokati i Kokës, Dritan Hamitaj.

 


Video