Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Vritet në Itali 33-vjeçari shqiptar Alfonso Kola. Sipas mediave italiane, shqiptari u godit me thikë jashtë një lokali në Calcinato, e më pas ndërroi jetë gjatë natës.
Ai mbërriti në spital në kushte të rënda e nuk mundi dot të mbijetonte, pavarësisht se i iu nënshtrua një operacioni delikat.
Një person është në arrest për vrasjen e Kolës. Bëhet fjalë për Petrit Gega, 52 vjeç, bashkatdhetar i viktimës, që dyshohet se ishte sulmuesi i 30-vjeçarit.
Ai u ndalua nga karabinierët pasi ishte arratisur. Pritet që në orët në vijim të ketë më shumë informacion për vrasjen e shqiptarit./Giornaledibrescia.it