Presidenti Begaj dekreton Vlora Hysenin në krye të SHISH

3 April 2023, 16:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Presidenti Begaj dekreton Vlora Hysenin në krye të SHISH

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar ditën e sotme emërimin e Vlora Hyseni si drejtuese te Sherbimit Informativ e Shtetit, e cila vjen në këtë post pas largimit të Helidon Bendos.

Vlora Hyseni ka qenë e angazhuar në udhëheqjen e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.

Ajo është shkarkuar qershorin e vitit 2021 si zv. drejtuese e AKI nga Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani prej të gjitha funksioneve të AKI-së.

Vlora Hyseni e ka udhëhequr AKI-në për katër muaj, dhjetor 2020-prill 2021. Hyseni ka punuar disa vite në Agjencinë Kombëtare të Inteligjencës së Kosovës, ku ka qenë Drejtore e Marrëdhënieve me Jashtë e më pas Zëvendësdrejtore e këtij institucioni nga viti 2019, për t’u shkarkuar më pas në mesin e vitit 2021 nga presidentja Osmani.

Njoftimi:

Presidenti i Republikes SH.T.Z Bajram Begaj dekreton emërimin e znj. Vlora Hyseni si drejtuese te Sherbimit Informativ te Shtetit.

Bashkelidhur dekreti i Presidentit te Republikes:

Presidenti Begaj dekreton Vlora Hysenin në krye të SHISH


Video