“News24” dhe gazeta “Panorama”: Irfan Hysenbelliu është kërcënuar me jetë familjarisht

19 August 2025, 16:38Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“News24” dhe gazeta “Panorama”: Irfan Hysenbelliu
Irfan Hysenbelliu

Botuesi i News24 dhe Panorama Group së bashku me familjarë të tij, janë kërcënuar me jetë nga një prej personazheve të denoncuar më herët për afera të dyshuara korruptive nga emisionet investigative në News24.

Ky shtetas raportohet se ka lidhje të ngushta me nivele të larta të qeverisjes.

Avokatët e familjes Hysenbelliu do të ndjekin të gjitha procedurat ligjore, duke depozituar edhe provat përkatëse që provojnë kanosjen.

Familja Hysenbelliu rikonfirmon mbështetjen e plotë për gazetarët dhe stafin e News24 dhe Panorama Group, duke i inkurajuar ata të vijojnë të pashqetësuar punën e tyre fisnike në raportimin e lajmit dhe denoncimin e korrupsionit./ Burimi: BalkanWeb


Video