Morën peng dhe dhunuan një person, arrestohen dy persona në Vlorë!

21 May 2026, 13:20Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Morën peng dhe dhunuan një person, arrestohen dy persona në
Vlorë

Sektori i Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë ka finalizuar një aksion, gjatë të cilit janë ndaluar dy shtetas të dyshuar për pengmarrje.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës.

Dy persona rreth moshës 30 vjeç kanë marrë peng një shtetas tjetër, ndaj të cilit dyshohet se kanë ushtruar edhe dhunë fizike.

Shkak i ngjarjes dyshohet të jetë një shumë monetare e marrë borxh nga personi i marrë peng. Hetimet vijojnë, ndërsa personat e shoqëruar po merren në pyetje nga Policia e Vlorës.


Video