Merr flakë autobusi me pasagjerë te "Rotondo e Savrës" në Lushnje

1 January 2023, 16:08Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Merr flakë autobusi me pasagjerë te "Rotondo e Savrës"

Një autobus i transportit interurban është përfshirë nga flakët ditën e sotme në qytetin e Lushnjës pranë rrethrrotullimit të Savrës.

Autobusi i përket linjës së udhëtimit Tiranë-Skrapar, ndërsa zjarri dyshohet se ka ndodhur si pasojë e një shkëndije elektrike në pjesën e motorrit.

Bëhet me dije se nuk ka njerëz të plagosur pasi shoferi ka nxjerrë jashtë mjetit menjëherë pasagjerët.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.

Njoftimi i policisë:

Lushnjë / Informacion paraprak

Rreth orës 14:40, në vendin e quajtur “Rotondo e Savrës”, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike në pjesën e motorrit, ka marrë flakë gjatë lëvizjes, automjeti tip autobus, me drejtues shtetasin A. T.

Nuk ka dëme në njerëz.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.


Video