Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një aksident i rëndë është raportuar në autostradën Tiranë-Elbasan, ku një betoniere dyshohet se ka rënë nga lart në autostradë.
Sipas informacioneve paraprake, në vendngjarje po mbërrijnë forcat e Policisë dhe shërbimet e emergjencës.
Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, si dhe nuk ka informacion zyrtar nëse ka viktima apo persona të lënduar.
Pritet reagimi i autoriteteve për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.