Ky është 61-vjeçari që u kap me 500 mijë Euro drogë në banesë

19 August 2025, 09:08Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ky është 61-vjeçari që u kap me 500 mijë Euro
Shkëlqim Krrashi

Personi në foto është Shkëlqim Krrashi, 61-vjeçari i arrrestuar nga policia e Tiranës pasi e kishte kthyer banesën e tij në Yzberisht në një “laborator” droge, ku e përgatiste dhe e shiste në zonë.

Krrashi nuk rezulton me precedentë penalë, ndërsa mësohet se kanabisin dhe vajin e merrte në Maqedoninë e Veriut.

Kokainën e shiste me doza, ndërsa kanabisin dhe vajin e shiste me shumicë.

 


Video