Ekzekutohet me një plumb në kokë 47-vjeçari shqiptar në mes të Athinës

18 August 2025, 21:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ekzekutohet me një plumb në kokë 47-vjeçari shqiptar
Foto ilustruese

Një shtetas shqiptar është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të hëne, në Agios Panteleimon, të Athinës, Greqi.

Sipas informacioneve të mediave greke, viktima është 47 vjeç, me origjinë shqiptare dhe ra i vdekur nga një plumb që mori në mes të rrugës.

Viktima ka një plagë me armë zjarri në kokë. Një gëzhojë u gjet pranë tij, ndërsa autoritetet po shqyrtojnë mundësinë që vrasja të ketë lidhje me një rast droge ose mosmarrëveshje personale.


Video