Tritoli ndaj Oltjon Klosit? Lihen në burg 4 anëtarët e grupit, Sabah Nuzi: Po na fusni në hasmëri!

17 March 2026, 15:08Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tritoli ndaj Oltjon Klosit? Lihen në burg 4 anëtarët e grupit,
Oltion Klosi

Gjykata e Tiranës ka caktuar masat e sigurisë për Sabah Nuzin, i arrestuar më parë për vrasjen e Klevis Lleshit, si dhe për 7 të arrestuarit që akuzohen se vendosën tritolin në automjetin e Oltion Klosit në Tiranë.

Arrest në burg u vendos për Sabah Nuzin, Jurgen Gjonajn, Renato Ballën, Eklips Letin dhe Kristjan Ahmeramën, ndërsa për Glentjan Kojtarin dhe Dorjan Hamollin u caktua masa “arrest shtëpie”.

Për Geris Mollën u dha masa “detyrim paraqitje”. Sabah Nuzi, i cili akuzohet si porositës i krimit nga burgu, ka mohuar akuzat.

Ai ka deklaruar: “Nuk kam lidhje me ngjarjen. U kërkoj edhe medias edhe prokurorisë të jenë të kujdesshme me deklaratat, pasi akuzohem për diçka që nuk e kam bërë dhe po na fusni në hasmëri me të tjerët.”


Video