Kush është pronari i makinave që iu vendos GPS dhe konfliktet e njëpasnjëshme në Pogradec

2 April 2023, 08:56Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kush është pronari i makinave që iu vendos GPS dhe konfliktet e
Pamje nga vendngjarja

Një person i panjohur vendosi mjete të dyshimta që fillimisht u dyshua si tritol, por me pas rezultoi GPS poshtë automjeteve të shtetasit Eris Cekani në Pogradec.

Eris Cekani është një person i njohur për policinë e shtetit, ku vitin e fundit ai është konfliktuar disa herë me shtetasin Brian Syzo.

Ngjarja e fundit do të shënohej para disa ditëve në Elbasan, teksa Cekani është ndjekur e përplasur nga një makinë tip Golf, ku brenda kësaj makine kanë qenë shtetasit Sindi Syzo, Brian Syzo dhe Mario Xhangolli.

Ngjarja do të përfundonte në një aksident automobilistik kokë më koke te makinave, ndërsa policia pritet të shoqërojë disa persona për ngjarjen e ditës së sotme, ku mesa duket persona të dyshimtë kanë kërkuar të gjurmojnë lëvizjet e Cekanit.


Video