EMRI/ Dyshohet se ka gëlltitur brisqe, i dënuari në burgun e Drenovës dërgohet me urgjencë në spital!

1 April 2023, 21:55Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRI/ Dyshohet se ka gëlltitur brisqe, i dënuari në burgun e
Foto ilustruese

Një i dënuar në burgun e Drenovës është dërguar me urgjencë në Spitalin e Korçës mbrëmjen e kësaj të shtune, pasi dyshohet se ka gëlltitur brisqe.

Bëhet fjalë për 28 vjeçarin Mus Gjauri, i cili ka thënë në burg se ka gëlltitur pllaka metalike të dyshuara si brisqe roje. Menjëherë ai u transportua në spital për të bërë ekzaminimet dhe verifikimet e nevojshme. Sipas informacioneve, 28 vjeccari është problematik dhe ky mund të jetë edhe një simulim nga ana e tij, pasi kërkon transferimin nga burgu i Drenovës.

Mus Gjauri nga Puka, vuan dënimin për vepra penale të vjedhjes me dhunë dhe mashtrimit. Pritet të kryhen ekzaminimet për të parë gjendjen e tij shëndetësore.


Video