Kokaina në lëkurët e kafshëve, Apeli i GJKKO lë në burg 10 të arrestuarit

28 December 2024, 14:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kokaina në lëkurët e kafshëve, Apeli i GJKKO lë në
Momenti kur të arrestuarit dërgohen në gjykatë

Rrëzohet ankimi për një masë më të butë sigurie, i grupit kriminal që trafikoi kokainë nga republika domenikane përmes lekurave të kafshëve.

Apeli i GJKKO la në fuqi masat e sigurisë “arrest me burg” për 10 anëtarët e grupit kriminal të dyshuar për trafikun e kokainës në lëkurën e kafshëve. Në operacionin e zhvilluar më 15 nëntor, u vunë në pranga 10 persona, përfshirë tre shtetas të huaj, dy venezuelianë dhe një kolumbian, të cilët dyshohet se ishin pjesë e grupit që do të realizonte ndarjen e kokainës nga lëkura e bagëtive.

Të gjithë të arrestuarit kanë mohuar përfshirjen e tyre në këtë rrjet si dhe kanë kundërshtuar akuzat e ngritura nga prokuroria. Po ashtu dhe dy nga shtetasit nga Venezuela kanë mohuar akuzat si ekspertë të ekstraktimit të drogës nga lëkurat e kafshëve ndërsa hetimet kanë zbuluar se kolumbiani me pseudonimin “Gafas” kishte 1 vit që qëndronte në shqipëri.

Për lëkurat e kafshëve në republikën domenikane, prokuroria e posaçme ka evidentuar se janë paguar 40 mijë dollarë amerikanë ndërsa është evidentuar udhetimi dhe qëndrimi në këtë shtet i të arrestuarit tjetër Aldi Zonja.

Nga vëzhgimi disa mujor në terren, SPAK ka ngritur dyshime se ky grup mund të këtë ndihmuar edhe grupe të tjera për të ekstraktuar kokainë edhe në zona të tjera të vendit në laboratorë të improvizuar.

Ndërkohë, kokaina e shkrirë në lëkurën e gjedhit, e sekuestruar brenda një laboratori të sofistikuar të drogës në Qerekë të Fushë-Krujës, ka kaluar për analiza.

Ato do të përcaktojnë saktësisht sasinë e lëndës narkotike që mund të ekstraktohej nga ndarja e 48 tonëve të lëkurës së gjedhit.

 


Video