Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e djeshme, 27 dhjetor, në Tiranë.
Një këmbësor është përplasur nga një mjet në rrugën e Kavajës.
65-vjeçari i identifikuar si Afmet Kërçiku mbeti i plagosur rëndë dhe u transportua me urgjencë në spital.
Por fatkeqësisht, si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në spitalin e Traumës.
Drejtuesi i mjetit është arrestuar nga Policia dhe vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.