FOTO/ Kjo është makina BMW me të cilën udhëtonte Laert Haxhiu në Janinë!

24 May 2023, 10:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

FOTO/ Kjo është makina BMW me të cilën udhëtonte Laert

Ky është automjeti tip, BMW me të cilën udhëtonte Laert Haxhiu kur u kap nga policia greke në Janinë pranë zonës së aeroportit.

FOTO/ Kjo është makina BMW me të cilën udhëtonte Laert

Ai ishte në mjet së bashku me dy shqiptarë të tjerë, edhe këta emra të njohur për autoritetet shqiptare e greke, njëri prej të cilëve një 22-vjeçar i kërkuar nga autoritetet e vendit tonë.

Kurse personi i tretë, sipas mediave greke, është Juxhin Bajrami 35 vjeç, kushëriri i Mario Diamantit nga Delvina që u vra në një karburant në Athinë dy vite më parë.

Në atë kohë, 35-vjeçari vetë mbeti i plagosur, ka qenë pikërisht kushëriri i Mario Diamantit, raporton shtypi grek, shoferi i makinës BMW ku ndodhej Laert Haxhiu.

Ai kishte ardhur nga Athina për të marrë 31-vjeçarin shqiptar, atyre iu sekuestruan edhe 1400 Euro.

FOTO/ Kjo është makina BMW me të cilën udhëtonte Laert


Video