PAMJE TË RËNDA/ Infermierja nga Elbasani poston video me embrionin e abortuar në 'Tik Tok', e hedh në kosh

24 May 2023, 10:07Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

PAMJE TË RËNDA/ Infermierja nga Elbasani poston video me embrionin e

Pamje të rënda janë regjistruar brenda spitalit të Elbasanit.

Një e re, e identifikuar në rrjet vetëm me emrin Silvana ka publikuar video të rënda në TikTok gjatë kryerjes së punës së saj në repartin e Kirurgjisë në spitalin e Elbasanit.

Madje ka shkuar deri aty saqë, përveç fotove dhe videove nga salla e lindjes, ka treguar embrionin e një foshnje pas abortit dhe më pas e ka fshirë.

Pamjet janë të rënda dhe kanë marrë shumë kritika nga ndjekësit e të resë që vazhdon studimet në Fakultetin e Shkencave Mjekësore, e cila më pas vendosi që t'i fshinte.

Video e publikuar nga joq:

 

Pas publikimit të lajmit lidhur me rastin ka reaguar vetë infermierja Silvana C. Ajo shkruan se videoja është marrë nga interneti dhe se e ka postuar pa dashje në rrjetin e saj social.

Nga kërkimi i bërë në rrjet, motorët e Google nuk e kanë vërtetuar deklaratën e infermieres se janë pamje të marra në internet.

Reagimi i studentes për joq:



Video