Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus
Çështja e lejes për Fredi Belerin është tashmë në duart e Gjykatës së Shkallës së Parë në Durrës.
Por teksa data e seancës po afron, dy gjyqtarë kanë hequr dorë nga gjykimi i kërkesës së Belerit.
Fillimisht ka hequr dorë gjyqtari Rexhep Bekteshi, të cilit i kishte rënë shorti për ta gjykuar kërkesën.
Më pas shorti i ra gjyqtares Besiana Garxenaj, e cila u tërhoq duke refuzuar të përfshihet në këtë çështje të nxehtë.
Tashmë gjykimin e kërkesës së Belerit e ka marrë përsipër gjyqtarja Entela Shedola. Seanca është parashikuar të mbahet mesditën e datës 10 tetor.