Qëllohet me breshëri ndaj shtëpisë së Skënder Likës,djali i tij në 2021 vrau biznesmenin Rakip Roli

6 October 2023, 12:20Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Qëllohet me breshëri ndaj shtëpisë së Skënder
Skënder Lika

Të shtëna me armë zjarri në Sanxhak të Kurbinit. Mësohet se është qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të banesës së Skënder Likës.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar. Pak muaj më parë iu vendos edhe lëndë. Policia drejt vendit të ngjarjes.

Ngjarja dyshohet të ketë lidhje me ngjarjet kriminale që kanë ndodhur gjatë viteve të fundit në zonën e Kurbinit. Kjo pasi Skënder Lika, është babai i autorit të vrasjes së biznesmenit Rakip Rolit.

Ndërkohë nipi i tij, Ilir Lika ekzekutoi me armë zjarri në një hotel në Mamurras dy biznesmenët, Paulin Gjergji dhe Bujar Lika.

Qëllohet me breshëri ndaj shtëpisë së Skënder


Video