"Kërcet" arma në Shkodër, plumbi shkon drejt ...

14 December 2022, 20:19Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

"Kërcet" arma në Shkodër, plumbi shkon drejt ...

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjteje në Shkodër.

Burime bëjnë me dije se një plumb ka thyer xhamin e një dritareje në një banesë në lagjen “Skanderbeg”. Ngarja ka ndodhur në afërsi të zonës të njohur si Penda e lumit Kirit.

Mësohet se në banesë ndodheshin banorët. Nga të dhënat paraprake dyshohet të jetë plumb pistolete. Po kryhen hetimet nga ana e policisë e cila ndodhen në vendin e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

“Më datë 14.12.2022, rreth orës 20:00, një shtetas ende i paidentifikuar, duke qarkulluar me automjet, në rrugën “Hilë Mosi”, në lagjen “Skënderbeg”, në ecje e sipër ka qëlluar një herë, me armë zjarri, në ajër. Si pasojë predha e plumbit ka rënë në dritaren e katit të tretë të banesës së shtetasit P. S., 57 vjeç. Nga rënia e predhës nuk ka mbetur i dëmtuar asnjë person.

Grupi hetimor ka sekuestruar menjëherë pamjet e kamerave të rrugës, në të cilat dallohet drejtuesi i automjetit që ka qëlluar një herë me armë zjarri, në ajër. Vijojnë veprimet, nën drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin e zonës dhe janë ngritur pika kontrolli, në të gjitha rrugët, me qëllim bllokimin e automjetit dhe kapjen e autorit.”, njofton policia.


Video