Kapet në kufi 47- vjeçari shkrodran/ Kishte mbi 16 mijë euro të padeklaruara në çantë

10 December 2024, 15:19Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kapet në kufi 47- vjeçari shkrodran/ Kishte mbi 16 mijë euro

Një 47- vjeçar, banues në Shkodër, është proceduar penalisht, pasi tentoi të dalë nga Shqipëria me mbi 16 mijë euro, nga pika kufitare e Kakavijës.

“Si rezultat i rritjes së vigjilencës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetasit Nard Lazri, ku iu gjetën 16 500 euro, 62 200 lekë dhe 860 paund, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar konform ligjit”, deklaron Policia.

47- vjeçari akuzohet për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, ndërsa shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Sakaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.


Video