Kapen me kokainë, arrestohen dy të rinj në Durrës

19 August 2024, 09:17Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kapen me kokainë, arrestohen dy të rinj në Durrës

Vihen në pranga dy shtetas dhe sekuestrohen dhjetëra doza kokainë dhe automjeti që lëviznin për të realizuar shpërndarjen e drogës në Durrës.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, se 2 shtetas shisnin lëndë narkotike kokainë në doza, në lokalet e natës në Durrës, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Durrës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Last Dinner”.

Gjatë operacionit në afërsi të Stacionit të Trenit, u kapën në flagrancë dhe u vunë në pranga për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim , shtetasit:

G. D., 19 vjeç dhe A. L., 19 vjeç, të dy banues në Shënavlash, Durrës.

Nga kontrolli në automjetin me të cilin lëviznin këta shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike kokainë të ndarë në doza, gati për shitje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.


Video