Aksident i frikshëm në aksin Pogradec-Lin, tre të plagosur

18 August 2024, 19:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident i frikshëm në aksin Pogradec-Lin, tre të plagosur
Pamje nga aksidenti

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Pogradec-Lin, në afërsi të fshatit Udënisht.

Tre persona kanë mbetur të plagosur nga ky aksident që mësohet se ka ndodhur për shkak të lagështisë në rrugë.

Tre personat e plagosur janë nisur për në spital.

Në aksident kanë mbetur të plagosur dy turistë anglezë të cilët po lëviznin me një mjet me targa të Shkupit, ndërkohë që e plagosur rëndë ka mbetur drejtuesja e mjetit tjetër.

Në vendngjarje shkoi policia dhe nisi hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

 


Video