Përfshihet nga flakët një magazinë në Mallakastër, ndodhet pranë një fabrike të prodhimit të vajit të ullirit

18 August 2024, 21:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përfshihet nga flakët një magazinë në Mallakastër,
Mallakastër, përfshihet nga flakët një magazinë e braktisur

Një magazinë e vjetër e braktisur është përfshirë nga flakët në afërsi të fshatit Lavand të Bashkisë Mallakastër, pranë ish-KPTHN Ballsh.

Mësohet në magazinë kishte mbetje me fuçi vaji dhe solari.

Magazina është në pronësi të dy personave, një nga Buzmadhi i Cakranit dhe tjetri nga Drizari, por që e kanë braktisur prej disa muajsh.

Veç mjeteve zjarrfikëse të Bashkisë Mallakastër në terren ka shkuar edhe një automjet zjarrfikës i kompanisë “Albpetrol” me qëllim fikjen me lëndë të posaçme zjarrfikës, pasi me ujë nuk mund të ndërhyhet për shuarjen e flakëve.

Pranë magazinës ndodhet një banesë dhe një fabrikë e prodhimit të vajit të ullirit, por zjarrfikësit po qëndrojnë në gatishmëri që të mos marrë zjarr.


Video