Kamionit i çahet goma në rrugë, përplasen gjashtë makina

27 August 2022, 19:21Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kamionit i çahet goma në rrugë, përplasen gjashtë

Një kamion i tonazhit të rëndë është përfshirë në një aksident masiv, ku të paktën shtatë autovetura janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë është bllokuar qarkullimi.

Kamioni që qarkullonte nga Librazhdi në drejtim të Elbasanit i është çarë goma dhe është përplasur me krahun e urës e më pas 6 makina janë përfshirë në aksident.

Aksident i rëndë është regjistruar në aksin Librazhd-Elbasan, në vendin e njohur si “Kthesa e Murrashit”.

Nga aksidenti ka mbetur e plagosur një vajzë e cila është nisur për në spital jashtë rrezikut për jetën.

 


Video