KMSH bën me pagesë hyrjen në xhaminë e Et’hem Beut në Tiranë

27 August 2022, 14:44Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
KMSH bën me pagesë hyrjen në xhaminë e Et’hem Beut
Pagesa ne xhami

Nëse doni të hyni në xhaminë e Et’hem Beut në Tiranë, tani e në vazhdim duhet të paguani 1 Euro.

Komuniteti Mysliman Shqiptar ka vendosur që çmimi i biletës kushton 1 Euro për vizitorët e huaj dhe 1 mijë Lekë të vjetra për qytetarët shqiptarë.

Çmimi është i vlefshëm për vizitorët dhe jo për besimtarët që vijnë për t’u falur.

Ky vendim i KMSH ka pasur reagime te besimtarët myslimanë.

Disa prej tyre janë pro dhe disa kundër.

KMSH e justifikon çmimin për restaurim dhe mirëmbajtje.


Video