Gjendet një makinë e djegur në Dritas të Rinasit, dyshohet se Tuareg…

27 August 2022, 11:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gjendet një makinë e djegur në Dritas të Rinasit, dyshohet
Fotomontazh nga VoxNews

Gjendet një makinë e djegur në lagjen Dritas, prane Rinasit. Sipas BW behet fjalë për një Tuareg, ka dyshime se mjeti mund te jete përdorur per ngjarje kriminale.

Hetuesit besojnë se ky mjet i vjedhur në janar, dyshohet se është përdorur në një nga ngjarjet e rënda kriminale të regjistruara së fundmi.

Ka pasur dyshim se ky automjet është përdorur nga një personazh i krimit të kësaj zone. Janë duke u parë dhe kamerat e sigurisë, për të parë se ku ka qenë mjeti Tuareg.

Njoftimi i policisë:

Më datë 22.08.2022, jemi njoftuar se në fshatin Dritas, Njësia Administrative Zall-Herr, është gjetur një automjet i djegur plotësisht.

Duke qënë se automjeti ka qënë i djegur plotësisht ka qënë e vështirë për shërbimet e Policisë dallimi i elementeve identifikuese të tij.

Gjatë këtyre ditëve, ka vijuar puna intensive nga ana e strukturave të Policisë, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Video