Ikin emigrantët/ Fluks i madh në Muriqan, pika kufitare po punon vetëm për daljet

27 August 2022, 00:18Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ikin emigrantët/ Fluks i madh në Muriqan, pika kufitare po punon
Fluksi në Muriqan

Pika e kalimit kufitar në Muriqan po punon e gjitha vetëm në dalje.

Procedura e pershpejtura e përpunimit të dokumentacioneve dhe 3 korsitë dalëse nga Shqipëria nuk janë të mjaftueshme per të përballuar radhët kilometrike të emigrantëve shqiptarë.

Prandaj, policia kufitare ka vendosur që edhe korsitë të cilat sherbejne per tu futur në vendin tonë, të ndërrojnë funksion dhe të kthehen në korsi per të dalë nga Shqipëria.
Si këtë vit, sipas drejtuesve të policisë kufitare, nuk ka patur asnjëherë me parë fluks të tillë.
Vetëm gjatë ditës se sotme, janë përpunuar dokumentet e mbi 40 mijë qytetarëve.


Video