E godet rrufeja, shpëton mrekullisht peshkatari 55-vjeçar në Gramsh (VIDEO)

26 August 2022, 22:13Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E godet rrufeja, shpëton mrekullisht peshkatari 55-vjeçar në
E godet rrufeja, shpëton mrekullisht peshkatari 55-vjeçar në Gramsh

55-vjeçari Dule Dollenga ka shpëtuar mrekullisht pasi është goditur nga rrufeja.

Peshkatari ka qenë duke peshkuar në ujërat e lumit Devoll kur është goditur nga rrufeja në krahun e majtë.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e zjarrfikëses të cilët bashkë me  banorët e zonës kanë bërë të mundur transportimin e peshkatarit të lënduar drejt spitalit Gramsh ku raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Ndërkohë, moti i keq sot shkaktoi probleme në Gramsh.

Stuhia përzierë me breshër solli bllokimin e rrugëve të qytetit për më shumë se një orë. Vetëm javën e shkuar si pasojë e rrufesë ngordhën rreth 165 krerë dele në Gramsh.


Video