Ana tjetër e Ervis Martinajt/ Baba i 4 fëmijëve i arsimuar në Itali, video për njerëz të rëndësishëm

26 August 2022, 14:45Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ana tjetër e Ervis Martinajt/ Baba i 4 fëmijëve i arsimuar

Gjatë një interviste në Euronews Albania, gazetarja Klodiana Lala duke folur për zhdukjen apo vrasjen e Ervis Martinit ka folur edhe për anën tjetër të jetës së tij, pak të njohur në publik.

Lala tregoi se ai është me origjinë nga Mali i Zi, është lindur në Burrel dhe më pas së bashku me familjen është vendosur në zonën e Fushë-Kuqes. Gjithashtu ajo tha se Ervis Martinaj është arsimuar në Itali dhe pasi është kthyer në Shqipëri është futur në biznesin e lojërave të fatit.

“Ervis Martinaj është me origjinë nga Mali i Zi, ka lindur në Burrel, është vendosur më pas në zonën e Fushë- Kuqes, është  arsimuar jashtë vendit në Itali është babai i katër fëmijëve. Erdhi dhe hyri në biznesin e lojërave të fatit ku dhe kishte licencë”, tregoi gazetarja.

Për herë të parë, emri i Ervis Martinajt sipas Lalës u përmend në vrasjen e Ervis Doçit, në vitin 2013.

“Ishte vrasja e Ervis Doçit, në vitin 2013, ku u diskutua për herë të parë Ervis Martinajt.  Nuk ishte një njeri i ardhur nga rruga, familja e tij kishte një potencial të mjaftueshëm ekonomik. Hyri në biznesin e lojërave të fatit dhe më pas filloi ky rreth i mbyllur dhe vicioz brenda të cilit mbeti Ervis Martinajt. Ka një mendje diabolike, është një njeri që ka sy dhe mbrapa. U arrestua pak kohë, pasi u lirua”, u shpreh Lala.

Sipas gazetares në akt-ekspertizën e autoriteteve izraelite është thënë se Vis Martinaj kishte video, audio dhe mesazhe të shkëmbyera me njerëz të rëndësishëm.

“Kjo ishte arsyeja që Ervis Martinaj doli i paprekur nga drejtësia shqiptare. Ushtroi presion dhe shantazh tek ata të cilët i kishte kapur peng”, tha Lala.


Video