Ja si anëtari i Kryesisë së PD goditet me grusht dhe shkop gome nga efektivi i policisë (VIDEO)

24 December 2024, 22:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ja si anëtari i Kryesisë së PD goditet me grusht dhe shkop gome
Pamje nga dhuna

Një video po qarkullon më rrjet ku duket se si një efektiv i policisë i afrohet dhe godet me grusht, ku mbante shkopin e gomës, në brinjë, anëtarin e Kryesisë së PD, Grigels Muçollari, gjatë protestës së djeshme.


Ndërkohë, grupi parlamentar i Partisë Demokratike, përmes Kryetarit Gazment Bardhi ka kallëzuar sot në SPAK dhe Prokurorinë e Tiranës Ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha; Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Ilir Proda; Drejtorin e Drejtorisë Vendore Tiranë, Elton Alushi dhe zyrtarë të tjerë të Policisë së Shtetit pas tubimit të zhvilluar ditën e hënë.

Ata e akuzojnë ministrin Hoxha dhe zinxhirin drejtues të policisë për protestën për kryerjen e veprave penale “Dëmtime të tjera me dashje”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Kryerja e veprimeve arbitrare”, “Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme”, “Shkelja e barazisë së shtetasve”, “Pengim në ushtrimin e të drejtës për t’u shprehur, grumbulluar apo manifestuar”, të kryera në bashkëpunim.

 “Dhuna e ushtruar ndaj deputetëve, zyrtarëve politik të opozitës dhe qytetarëve, ka qenë e motivuar politikisht dhe një akt i rëndë kriminal i kryer në bashkëpunim nga zyrtarët e policisë së Shtetit”, njoftoi zyra për shtyp e PD.

Kujtojmë se në lidhje me protestën e djeshme janë arrestuar 7 protestues ndërsa janë proceduar 40 deputetë të opozitës.

 


Video