Nga qelia e burgut, Ilir Meta uron besimtarët për Krishtlindjen: Bekimet e Zotit qofshin me ata që përballen me padrejtësitë

24 December 2024, 21:07Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nga qelia e burgut, Ilir Meta uron besimtarët për Krishtlindjen:
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar besimtarët e krishterë me rastin e festës së Krishtlindjes.

Nga qelia e burgut, ku ndodhet i paraburgosur me disa akuza, Meta ka ndarë mesazhin në rrjetet e tij sociale.

“Bekimet dhe ngrohtësia e dashurisë së Zotit qofshin gjithmonë me ju, në çdo familje shqiptare dhe veçanërisht pranë të gjithë atyre që sot përballen me varfërinë, sëmundjet dhe padrejtësitë”, shkruan ndër të tjera Meta.

Mesazhi i plotë:

GËZUAR KRISHTLINDJEN të gjithë besimtarëve të krishterë dhe mbarë popullit shqiptar!

Krishtlindja është lindja e shpresës dhe e paqes, fuqia e dritës hyjnore mbi errësirën dhe konfirmim i dashurisë së Perëndisë ndaj njerëzimit.

"Dashuria është zemërgjerë, kërkon të mirën. Dashuria nuk ka smirë. Dashuria nuk gëzohet me padrejtësinë, por gëzohet me të vërtetën. Dashuria përballon gjithçka, beson gjithçka, shpreson gjithçka dhe duron gjithçka. Dashuria nuk shteron kurrë" - Bibël.

Bekimet dhe ngrohtësia e dashurisë së Zotit qofshin gjithmonë me ju, në çdo familje shqiptare dhe veçanërisht pranë të gjithë atyre që sot përballen me varfërinë, sëmundjet dhe padrejtësitë. GËZUAR!


Video