Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha ka uruar sot shqiptarët me rastin e festës së Krishtlindjes.
“Të dashur vëllezër e motra të krishterë, Gëzuar Krishtlindjen kudo që ndodheni! Kjo ditë e shenjtë na kujton se dashuria e pafund e Hyjit mund të ndriçojë çdo errësirë dhe të na japë fuqi për të përballuar çdo sfidë”, shkruan Basha ndër të tjera.
Por përtej mesazhit pozitiv, ajo që bie në sy është se Basha ka zgjedhur të përdorë një fotografi të Lindjes së Krishtit, të gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale.
Kjo vihet re nëse e zmadhon pak fotografinë dhe sheh se fytyrat e personazheve, por edhe e Krishtit të porsalindur janë disi të “shtrembërta”.
Për më tepër, nëse sheh duart e tyre, disa kanë 4 gishta e të tjerë mbi 10 gishta, kjo pasi inteligjenca artificiale e ka tepër të vështirë të gjenerojë duar realistike.