Ja motori me të cilin dyshohet se u krye grabitja e argjendarisë në Paskuqan

10 August 2026, 12:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ja motori me të cilin dyshohet se u krye grabitja e argjendarisë

Policia e Tiranës ka gjetur këtë të hënë, një motor që dyshohet se është përdorur për grabitjen e argjendarisë në Paskuqan.

Motori është gjetur në afërsi të Çekrezës, në një pellg me ujë.

Burime nga komisariati nr.5 bëjnë me dije se autorët kanë tentuar ta fshehin aty motorin për të fshehur gjurmët

Kujtojmë që argjendaria në Paskuqan u krye pak ditë më parë, nën kërcënimin e kallashnikovit.

Dy autorët, pasi morën rreth 2 kg flori, arritën të largohen me një motor, pikërisht mjeti që është gjetur sot nga policia.


Video