Kaos në Vlorë, prej numrit të lartë të turistëve

10 August 2026, 10:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kaos në Vlorë, prej numrit të lartë të turistëve

Fluksi i lartë i automjeteve këtë të hënë ka sjellë bllokime dhe vështirësi në qarkullim në pothuajse të gjithë qytetin e Vlorës.

Numri i madh i pushuesve që kanë zgjedhur Vlorën për të kaluar ditët e nxehta të muajit gusht ka shkaktuar mbingarkesë të akseve kryesore rrugore.

Trafiku i rënduar është shoqëruar edhe me mungesë të vendeve të parkimit, duke e bërë thuajse të pamundur gjetjen e një vendi të lirë në zonat më të frekuentuara të qytetit.

Fluksi i lartë i turistëve pritet të vijojë edhe gjatë ditëve në vijim. 


Video