Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një makinë tip "Range Rover" është vjedhur ditën e sotme në qytetin e Durrësit.
Bëhet fjalë për mjetin me targa "AB 291 HV", në pronësi të një kompanie me që jep makina me qira. Makina ka qenë e pajisur me GPS, ndërkohë që e kishte marrë në përdorim një shtetas arab.
Automjeti dyshohet të jetë vjedhur në rrugën e Prefekturës në qytetin bregdetar të Durrësit, ndërsa GPS është hedhur në afërsi të zonës së ish-Kënetës.
Burime bëjnë me dije se automjeti dyshohet të jetë vjedhur nga një bandë kriminale që merret me vjedhje automjetesh.
Sakaq, shtetasi arab së bashku me pronarët e makinës kanë shkuar në Komisariatin e Durrësit, ku edhe kanë bërë denoncim për vjedhjen e automjetit.