Ish-ministrja e Financave, Anila Denaj paraqitet në SPAK (VIDEO)

4 August 2023, 10:46Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ish-ministrja e Financave, Anila Denaj paraqitet në SPAK (VIDEO)
Anila Denaj

Ish-ministrja e Financave Anila Denaj është paraqitur në SPAK këtë të premte.

Burime pranë strukturës Anti Korrupsion bëjnë me dije se ajo është thirrur lidhur me hetimet që janë duke u kryer për tenderin e sterilizimit në ministrinë e Shëndetësisë.

Ajo pritet të japë sqarime si person që ka dijeni. Ndërsa më herët për këtë çështje janë pyetur edhe ish ministri Ilir Beqja dhe ish zv ministri Klodian Rrjepaj.

SPAK po zhvillon hetime edhe për tendera të tjerë që dyshohet se kanë natyrë korruptive, siç është koncesioni për check up.

Pak ditë me parë në kuadër të hetimeve për këtë tender, SPAK mori në pyetje 70 qytetarë nga Elbasni.

Denaj ka mbajtur postin e ministres nga Janari 2019 deri ne Shtator 2021. Aktualisht ajo është deputete e Partisë Socialiste në qarkun e Vlorës.

 


Video