Ish-deputeti i PS, Jurgis Çyrbja mbërrin në GJKKO për vlerësimin e masës së sigurisë

22 October 2024, 08:36Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ish-deputeti i PS, Jurgis Çyrbja mbërrin në GJKKO për
Pamje nga arrestimi i ish-deputetit

Nis seanca në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion ndaj ish deputetit socialist Jurgis Ccyrbja dhe Ahmet Mashës, të cilët u arrestuan dy ditë më parë me urdhër të SPAK.

Gjyqtari Erjon Bani do bëjë vlerësimin e masave të sigurisë “arrest në burg” vendosur ndaj tyre, ndërkohë Altin Hajri vijon të jetë në kërkim.

Ish deputetit socialist akuzohet për tre vepra penale, “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Përkrahja e autorit të krimit”, si dhe “Tregtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”.

Zbërthimi i komunikimeve në aplikacionin Sky ECc, ka zbuluar në së paku, 7 raste, Jurgis Cyrbja ka nxjerr informacione, të klasifikuara si “secret shtetëror”.

Këto informacione duke përdorur postin e deputetit Cyrbja, sipas organit të akuzës, i siguronte tek funksionarë publik, të cilët deri në këtë fazë hetimi nuk janë identifikuar. Pasi siguronte informacionet, Cyrbja dyshohet se komunikinte me anë të aplikacionit “Sky ECC”, me personazhe të botës së krimit duke i njoftuar që janë shpallur në kërkim.

Jurgis Çyrbja akuzohet nga Prokuroria e Posaçme, SPAK se në disa raste dyshohet të ketë bashkëpunuar me Ahmet Mashën një tjetër i arrestuar, për kryerjen e këtyre veprave penale.

Po ashtu, Çyrbja akuzohet se edhe pse është në kërkim nga autoritetet, ka ndihmuar në këmbim të votave, Altin Hajrin, pronarin e resortit Golden në Shijak të akuzuar si pjesëmarrës në marrjen peng dhe zhdukjen e Jan Prengës, në 2020-ën


Video