Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Ilir Meta është arrestuar këtë të hënë me urdhër të Prokurorisë së Posaçme.
Ish-Presidenti dhe aktualisht kryetari i Partisë së Lirisë, u arrestua nga agjentët e BKH-së te Kthesa e Kamzës, teksa po shkonte për në selinë e PL, ku do të mbante një konferencë për mediat.
Më momentin e aksionit të arrestimit, disa makina i kanë bllokuar rrugën makinës që po udhëtonte Meta, dhe më pas disa efektivë civilë të veshur me maska, i kanë hapur derën dhe i kanë kërkuar që të zbresë.
Këtë moment e ka filmuar edhe një qytetar, i cili po udhëtonte në kahun e kundërt të rrugës.
Në momentin që po filmonte, një nga efektivët ka ecur mbrapsht me makinë, ndërsa i është drejtuar qytetarit me ton urdhërues, që të heqë telefonin.