I tha “ndyrësirë”? SPAK publikon procesverbalin: As në audio nuk përfshihen fjalët e përmendura nga Veliaj

24 February 2025, 17:34Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
I tha “ndyrësirë”? SPAK publikon procesverbalin: As
Erion Veliaj në SPAK

SPAK ka reaguar pas akuzave të Erion Veliajt, se prokurori i çështje së tij, Olsi Dado, e ka ofenduar gjatë seancës duke e quajtur kryebashkiakun “ndyrësirë”.

SPAK ka publikuar procesverbalin teksa shton se as në audion e seancës nuk përfshihen fjalët që ka pretenduar Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj pretendoi se transkripti i publikuar prej tij është zbardhur nga audio e seancës.

“Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ju informon si vijon: Procesverbali i seancës gjyqësore i datës 12.02.2025, në faqen 292, e numërtuar nga Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) dhe audio e kësaj seance nuk përfshijnë fjalët e përmendura nga personi nën hetim, E.V., të publikuara sot në media. Kjo mësipër është faqja 292 e procesverbalit të skanuar, e firmosur nga sekretarja e GJKKO-së”, njofton SPAK.

I tha “ndyrësirë”? SPAK publikon procesverbalin: As
Pjesë nga procesverbali i seancës

Video